Lëvizja 5 Yjet deklaroi se partneri në koalicion, Liga, po kërcënon të hedhë poshtë Qeverinë mbi një skandal të korrupsionit që përfshin një politikan të lartë të partisë.
Akuza u refuzua menjëherë nga lideri i Ligës, Salvini, megjithatë, fjalori i ashpër vuri në dukje përkeqësimin e marrëdhënies mes dy aleatëve në koalicion, përpara zgjedhjeve parlamentare të Bashkimit Europian.
Koalicioni u përfshi në trazira këtë javë kur Armando Siri, një këshilltar ekonomik i Salvinit, u hetua për pranimin e ryshfeteve për të promovuar interesat e kompanive të energjisë së rinovueshme.
Siri, që shërben si nënsekretar në Ministrinë e Tarnsportit, i ka mohuar akuzat. Por, menjëherë pas lajmeve mbi hetimet, Ministri i Transportit Danilo Toninelli, që është anëtar i 5- yjet, e përjashtoi atë nga Qeveria. Kjo lëvizje irritoi Ligën dhe nxiti armiqësi mes 2 partnerëve në koalicion.
“Edhe në ditët e sotme, Liga po kërcënon mposhtjen e Qeverisë. Jam i Tronditur. I kujtojmë atyre se kur morën detyrën, ata dukeshin të dyshimtë dhe i ndaluam”, shkroi Di Maio në Facebook, ku shtoi se partia e tij ka parë edhe më herët Armando Siri që ka propozuar masa kontroverse.
Lideri i Ligës, Mateo Salvini, reagoi me një deklaratë të shkurtër. “Liga kërkon të qeverisë mirë dhe për një kohë të gjatë, në interes të italianëve. Mendimet e një krize qeveritare ndodhin vetëm në kokën e Di Maios”, tha Salvini.