Një sherr mes dy shqiptarëve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi në Itali.
Kjo pasi një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas konfliktit mori makinën dhe e përplasi me derën e një lokali.
Nga përplasja mbeti i plagosur vetë drejtuesi shqiptar i mjetit dhe një shqiptar tjetër brenda ambientit të barit.
Për këtë të fundit nuk jepen shumë detaje në mediat italiane.
Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në Ponticelli. Të dy shqiptarët janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve.
Sipas tyre, 44-vjeçari ka marrë makinën e tij “Hyundai” tip fuoristradë dhe ka goditur hyrjen e barit duke përplasur fort një prej klientëve shqiptar.