Një shqiptar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin e Selanikut në Greqi.
Sipas mediave greke, plagosja ndodhi pas një sherri mes disa personave, të gjithë shqiptarë.
Dëshmitarët okularë i kanë thënë policisë greke se i plagosuri dhe dy shokë të tij dolën nga një fuoristradë rreth orës 22:00 sipas orës lokale dhe nisën të konfliktoheshin me katër persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë, që ndodheshin në një lokal aty.
Në atë moment, njëri prej personave të ulur brenda lokalit, nxorri pistoletën dhe qëlloi dy herë me armë. Një plumb kapi në këmbë njërin prej shqiptarëve të grupit të parë. I plagosuri, rreth 30 vjeç, u dërgua në spital.
Ndërkohë që gjithë personat e tjerë u arratisën para se në vendngjarje të shkonte policia.
Autoritetet janë duke hetuar rastin për të zbardhur motivet.