Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë në fshatin Kotë të Vlorës.
Sipas informacioneve policore, 22-vjeçari me iniciale E.H. goditi me thikë 23-vjeçarin K.Sh. duke e lënë të plagosur.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Teksa i plagosuri ndodhet në spital, autori u arratis pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Policia është duke kontrolluar në zonë për kapjen e autorit të plagosjes.