Një 35-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri. Sipas policisë, i plagosuri është Besmir Uka, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ndodhi në lagjen Nr.3 të Sarandës pas një sherri për motive të dobëta. Policia thotë se e ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes.
Ai është 37-vjeçari Ermir Shabanaj, i cili është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Uka ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Ndërsa në maj të vitit 2015, kur ishte në burg, ngacmonte dhe kërcënonte një vajzë përmes rrjetit social ‘Facebook’.