Një sherr mes fqinjëve në Durrës për motive banale degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Gjatë konfliktit mes tyre, njëri nga fqinjët qëlloi me kallashnikov në drejtim të komshiut me iniciale K.J.
Ky i fundit u largua me automjet gjatë të shtënave dhe plumbat kapën mjetin e tij. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërsa policia arrestoi 56-vjeçarin Latif Paja, banues në lagjen Nr.5 në Durrës. Mësohet se shkak i sherrit mes fqinjëve ishte konflikti për antenën e televizorit.
Policia i sekuestroi 56-vjeçarit kallashnikovin dhe 2 krehëra me fishekë.
Ai akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.