Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mamurras, kur Agustin dhe Manushe Shpani janë dhunuar barbarisht nga nipi i tyre, Elvis Shpani.
Mësohet se sherri ka nisur për një grumbull zhavorri.
Ata janë qëlluar me mjete të forta dhe tashmë ndodhen në Spitalin e Traumës ku janë në gjendje të rëndë.
Policia ka arritur të kapë autorin e sulmit.