Pas një konflikti për arsye pronësie, dy vëllezër kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre, i cili ka marrë një plumb në këmbë.
“Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.