Aktualitet Sherri i pronarëve të lokaleve në Elbasan për klientelën, policia jep detaje...

Sherri i pronarëve të lokaleve në Elbasan për klientelën, policia jep detaje për konfliktin

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin që ka ndodhur paraditen e sotme mes dy pronarëve në Elbasan.

Mësohet se debati fillimisht ka nisur në dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientelës.

“Në lagjen “Kala”, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. I., 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin M. K., 60 vjeç, dhe më pas është larguar”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit E. I.

Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.