Elia Zaharia dhe Princi Leka II janë pajisur me urdhër mbrojtje. Për dy ish-bashkëshortët, Elian dhe Princin është aprovuar kërkesa për mbrojtje, kështu që të dy duhet që të qëndrojnë jo më pak se 5 metra larg njëri-tjetrit.
Si pasojë e këtij kufizimi, Leka do të takohet me të bijën, vetëm kur të jetë në prani të dados së saj.
Në seancën e nisur sot që në orën 10.00 të mëngjesit, Elia shkoi e vetme për t’u përballur me drejtësinë. Trupa gjykuese e Gjykatës Civile të Tiranës shqyrtoi 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të saj, Gjergj Zaharia.
Mirëpo në seancën e sotme, pjesëmarrës ishin vetëm Elia dhe i ati, Gjergji, ndërsa Princi zgjodhi që të mos merrte pjesë për arsye që ende nuk dihen. Në seancë ai u përfaqësua nga avokati i tij.