Njëri nga adoleshentët e përfshirë në një sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli”, ka ndërruar jetë.
14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër.
Ndërkohë, i plagosuri tjetër, i cili ka marrë plagë në gjoks, është në gjendje stabël.
“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia.