Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Çukas të Lushnjes, aty ku dy vëllezër mbetën të plagosur, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Disa orë pasi u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 57-vjeçari Hazis Musaj ka ndërruar jetë. Ai u qëllua me pistoletë në kokë nga vëllai i tij i madh, Nazif Musaj.
Ky i fundit, mbeti po ashtu i plagosur, pasi Hazisi e goditi me sëpatë, duke i shkaktuar plagë në dorë e fytyrë.
Konflikti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe shkak dyshohet se u bë një pronë.
Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe dëshmitarë të ngjarjes me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave, ndërsa hetimet vijojnë.