Aktualitet Sherri në familjen mbretërore, Elia Zaharia thyen heshtjen: Erdha në shtëpi dhe...

Sherri në familjen mbretërore, Elia Zaharia thyen heshtjen: Erdha në shtëpi dhe gjeta Lekën duke tentuar të rrahë tim atë

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.

Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.

Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia dhe babait të saj ndodhi ditën e martë, teksa çifti janë në proces divorci. Pas këtij episodi, të dy denoncuan njëri-tjetrin në polici për dhunë në familje.