Një polic në Roskovec të Fierit është pezulluar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ditën e sotme pasi u përfshi në një konflikt të ndodhur në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, ku polici me inicialet A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.
Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i efektivit në komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:
Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qendror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.
Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.