Politika Sherri në këshillin bashkiak, Meta: Atentat i shëmtuar nga një morr. Këta...

Sherri në këshillin bashkiak, Meta: Atentat i shëmtuar nga një morr. Këta janë tre porositësit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e quajti “atentat të shëmtuar nga një morr” sherrin e ndodhur dje në këshillin bashkiak të Tiranës, ku këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u kacafyt me Halit Valterin, këshilltarin e Partisë Socialiste.

“Ne nuk do ta ndalojmë që ta pyesim se kush e porositi, siç bëri dikur Ahmet Zogu, sepse ne e dimë se kush janë 3 porositësit e atentatit të djeshëm ndaj Tedi Blushit dhe ndaj opozitës e vendosjes së drejtësisë në këtë vend. Ata janë Edi Rama, kreu i regjimit të Dum-Dumanëve dhe McGonigalëve në Shqipëri, një regjim i shërbimeve të huaja antishqiptare, i provuar me dokumente, pas “Prindit 1” dihet është “Prindi 2”, që është pikërisht miu i bashkisë, që shkon me xhup në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe i treti është Dum-Dumani”, tha Meta.

Ish-presidenti tha se Valteri është paguar me paratë e inceneratorëve për ti shërbyer, si shumë analistë, të cilët i quajti “bajga”.

“T’i themi Dum-Dumanit, nuk po të themi për asgjë tjetër, edhe analfabet të ishe, nëse do kishe 1 gram dinjitet, Erion Veliaj duhet të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë që ia ka dërguar Alqi Bllakos për çështjen e inceneratorëve duke zhytur Bashkinë e Tiranës, gjithë qytetarët e Tiranës në borxh, duke paguar qindra miliona euro për inceneratorin fantazmë, që ti ke hall se po ta ndalosh do të humbë Shqipëria në arbitrazh”.