Momenti kur Stiven Toshkëzi largohet me vrap pasi u godit me thikë paka pas mesnatës së djeshme, është kapur nga kamerat e sigurisë së nja ambienti pranë rrugës “4 Dëshmorët” në Tiranë.
Si pasojë e plagëve të marra, Toshkëzi do të ndërronte jetë disa orë më pas në spital. Në pamje duket momenti pas sulmit, kur Toshkëzi vrapon për t’iu ikur sulmuesve, njëri prej të cilëve e ndjek me vrap për disa metra, por më pas ndalon dhe kthehet.
Pas orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte një prej autorëve të 20-vjeçarit.
Në pranga përfundoi 18-vjeçari Ensi Maze, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.
Sipas burimeve, sherri mes të rinjve kishte nisur për një vajzë, ndërsa përfundoi tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre.