Aktualitet “Shi” plumbash duke i ndjekur për 300 metra, gazetari tregon detaje tronditëse...

“Shi” plumbash duke i ndjekur për 300 metra, gazetari tregon detaje tronditëse nga atentati në Shkodër

Gazetari Merin Maçi ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi këtë të mërkurë në Shkodër ku humbën jetën 3 persona.

Maçi tha se Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë qëlluar me armë për rreth 300 metra.

Sipas gazetarit është fat që në zonë kanë shpëtuar qytetarë të tjerë pa u prekur nga breshëria e armëve pasi bëhet fjalë për një zonë me shumë lëvizje.

“Fatmirësisht është një zonë ku kanë shpëtuar dhe qytetarë të tjerë të prekeshin pasi autorët dyshohet se e kanë ndjekur makinën dhe për rreth 300 metra, ata kanë qëlluar në lëvizje. Për 300 metra rresht, ata kanë bërë lëvizje për tu siguruar që dy personat që ndodheshin në automjet, pavarësisht se i mbetet hetimit për të kuptuar nëse kanë qenë të dy objektiv apo njëri prej tyre prej 300 metrash autorët që dyshohet të kenë qenë tre persona, dy në rolin e qitësit dhe një si shofer, kanë qëlluar me breshëri”, tha gazetari Maçi në “Opinion”.

Ndërkohë në brendësi të makinës së dy viktimave, krahas tre armëve të zjarrit që janë gjetur, është zbuluar edhe një gëzhojë çka tregon se nga ana e tyre ka patur një shkëmbim zjarri me autorët.

“Makina e tyre është kundërpërgjigjur”, tha gazetari.

Kujtojmë se nga kjo ngjarje humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha. Bashkëshorti i kësaj të fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.