Shifra alarmante vdekjesh janë regjistruar në shtetin e Nju Jork në 24 orët e fundit ku numri ka arritur në 594 vdekje për një total prej 4 159 personave.
SHBA-ja kaloi pragun prej 300 000 rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit amerikan, Johns Hopkins.
Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 162 të vdekur në vend, sipas të dhënave të universitetit.
Kulmi prej 200 000 rastesh të regjistruara u kalua vetëm të mërkurën, një përshpejtim që u bë i dukshëm nga bërja e madhe e testeve të depistimit në SHBA.