Vijon të rritet nga dita në ditë numri i personave të prekur me koronavirus në Itali.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 552 raste të reja me koronavirus nga 402 që ishin një ditë më parë. Gjithashtu 3 persona të tjerë humbën jetën përballë virusit vdekjeprurës.
Që nga nisja e pandemisë në Itali regjistrohen 249.756 persona të infektuar, 35.190 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Sipas Emergjencave Civilë në 24 orët e fundit janë shënuar të prekur në të gjitha provincat italiane dhe situata më e rënduar paraqitet në Veneto ku u regjistruan 183 të infektuar me koronavirus.