Kosova Shifra të larta në Kosovë, 11 viktima dhe 205 raste me Covid-19

Shifra të larta në Kosovë, 11 viktima dhe 205 raste me Covid-19

Kosova vijon të përballet me rritje të rasteve të reja me Covid-19. Autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 521 teste të dyshuara për koronavirus, prej të cilave 205 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve pozitive është 10.795, kurse që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë humbur jetën 365 persona.

Po ashtu, IKSHPK ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë  duke e çuar numrin  e të shëruarve në 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

Rastet pozitive me Covid-19

Prishtinë 45 raste, Gjilan 20 raste, Ferizaj 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Prizren 16 raste, Pejë 12 raste, Podujevë 12 raste, Gjakovë 7 raste, Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Obiliq 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Istog 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Në Kosovë në katër ditët e fundit kanë humbur jetën 50 pacientë, ndërsa 736 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, numri i të vdekurve ka shkuar në 365, shifër kjo tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë.

Sipas statistikave të fundit në të gjithë botën numri i të prekurve me Covid-19 ka kaluar mbi 20 milionë, kurse të vdekurit përllogariten mbi 747 000.