Kuriozitete Shiko qiellin në këto data: Të gjitha ngjarjet astronomike që nuk duhet...

Shiko qiellin në këto data: Të gjitha ngjarjet astronomike që nuk duhet t’i humbisni këtë vit

Për ata që janë të pasionuar pas astronomisë apo thjesht pas ngjarjeve që i bëjnë të ngrenë sytë lart në qiell, ky vit premton shumë.

Ja të gjithë ngjarjet që do të ndodhin në qiellin e 2021-shit:

Duke filluar nga Super Hëna e 26 majit në katër Hënat e plota të verës dhe duke vazhduar me shiun e yjeve të gushtit, dhe katër eklipse të tjera, dy nga Hëna dhe dy nga Dielli, do të jetë një vit spektakolar.

Data:

Takimi i Venusit dhe Jupiterit në orët e para të 11 shkurtit.

Në të zbardhur të 5 marsit, Jupiteri dhe Mërkuri do të shfaqen shumë afër.

26 maj do të ndodhë Super Hëna, e cila do të duket pak më e madhe dhe më e ndritshme sepse një Hënë e plotë do të jetë në pikën më të afërt të orbitës së Tokës.

Në të njëjtën ditë, pritet gjithashtu një eklips i Hënës, i cili, megjithatë, do të jetë më i dukshëm nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Azia Juglindore.

10 qershori do të jetë eklipsi Diellor, i dukshëm vetëm nga Rusia, Grenlanda dhe Kanadaja veriore.

Në mbrëmjen e 13 korrikut, do të jetë e mundur të vëzhgohet lehtësisht bashkimi i Marsit dhe Venusit, të dy të ndritshëm në qiellin e verës, dhe më 18 korrik bashkimi i Marsit dhe Mërkurit.

Dhe nëse e gjithë vera premton një qiell spektakolar, gushti do të jetë muaji kryesor.

2 gusht Saturni do të jetë në prapavijë dhe për këtë arsye shumë i dukshëm, për t’i lënë skenën Jupiterit në mbrëmjen e 20 gushtit.

Por ngjarja më e pritur është në mes të muajit, me shiun e meteorëve, që do të mund të admirohet edhe falë mungesës së plotë të Hënës dhe do të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme astronomike të vitit.

22 gusht do të jetë Hëna e tretë e plotë nga katër që pritet në verë, e quajtur ‘Hëna Blu’.

29 tetor, Venusi do të shkëlqejë në qiellin e mbrëmjes dhe më 19 nëntor do të jetë radha e një eklipsi të pjesshëm të Hënës.

Ngjarjet astronomike të vitit 2021 do të mbyllen nga eklipsi total Diellor i 4 dhjetorit, i dukshëm vetëm nga Afrika, dhe shiu i meteorëve të dimrit që do të penalizohen nga drita e Hënës.

Kalimi i Kometës

Më 2 nëntor një Kometë do të bëjë kalimin e saj periodik rreth Diellit dhe do të jetë në ‘vetëm’ 63 milionë kilometra larg planetit tonë, kjo është pak më shumë se distanca minimale mes Tokës dhe Marsit.

Prandaj sipas shkencëtarëve mund të jetë e dukshme, por duhet të keni dylbi për ta parë.