Kryesore “Shikojini fytyrën dhe…” Rama reagon pas deklaratave të Vulinit për Shqipërinë e...

“Shikojini fytyrën dhe…” Rama reagon pas deklaratave të Vulinit për Shqipërinë e Madhe

Me mbarimin e samitit BE-BP në Mal të Zi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën e bujshme të zv.kryeministrit serb Aleksandër Vulin se “Shqipërinë e Madhe e ndal vetëm bota serbe”.

Rama u përgjigj kështu: “Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-ave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj që nuk meriton asnjë koment tjetër edhe deklarata e tij, apo deklaratat e tij…”

Kujtojmë se dhe gjatë fjalës së tij sot në tryezë me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama u bëri thirrje të lënë mënjanë çështjet bilaterale dhe të “mos bllokojnë vetveten për t’u anëtarësuar në BE”.

“Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare sa i përket sjelljeve dhe përsëri vazhdojmë të bllokojmë vetveten. Kjo nuk ka kuptim. Ne duhet t’i lëmë politikat dhe çështjet dypalësh jashtë kësaj hapësire. Nëse bëjmë çdo gjë në mënyrën dhe stilin evropian kjo do ta lehtësojë atmosferën, në mënyrë që të gjithë të merreshin me çështjet dypalëshe”, deklaroi Rama.