Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kuçovë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në këtë qytet.
Në pranga kanë rënë Andrea Bizdani 23 vjeç dhe Florjan Kërkuta 24 vjeç.
Sipas hetimeve të policisë, rezulton se dy të rinjtë janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Kuçovës.
Nga kontrollet në banesën e Andrea Bizdani u gjetën dhe sekuestruan 20,600 Paund dhe 30 milionë Lekë të vjetra të dyshuara si të përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Po kështu iu sekuestrua edhe një elektroshok, ndërsa në banesën e Florjan Kërkutës u gjetën 2 shkopinj metalik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.