Aktualitet Shiste ekstazi në Drimadhes, kapet 22-vjeçari

Shiste ekstazi në Drimadhes, kapet 22-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi dhe ka arrestuar shpërndarësin e këtyre drogërave stimuluese. Në pranga ka rënë një i ri nga Tirana, 22-vjeçari me iniciale S.K.

Ai u kap në zonën e Drimadhes nga uniformat blu pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative. 22-vjeçarit iu sekuestruan edhe 525 Euro dhe 600 mijë Lekë të vjetra, shuma monetare që dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së ekstazive.

Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.