Oqeanet janë zbrazur gjatë muajve të fundit, me udhëtarë detarë nëpër botë që kërkojnë një port të sigurt mes frikës se shpërthimet ose kufizimet e Covid që mund t’i lënë ata të bllokuar pa pasur askund ku mund të shkojnë.
Gjë që e bën vendimin e një familje italiane të fillojë një aventurë epike në një varkë me vela të duket gjithnjë e më e guximshme ose, në sytë e disave, e turpshme.
Stefano dhe Sara Barberis, një çift në të 40-at e tyre nga një qytet i vogël në rajonin verior të Lombardisë, kanë shitur shtëpinë e tyre për të financuar udhëtimin e tyre njëvjeçar, gjatë së cilit ata synojnë të përshkojnë Atlantikun, të eksplorojnë Karaibet dhe ndoshta më larg.
Shoqërues të tyre do të jenë tre fëmijët e tyre, Iago, 11 vjeç, Nina, 8 vjeç dhe Timo, 3 vjeç. Pepper, një qen Labrador, gjithashtu do të jetë së bashku për udhëtim.
Shtëpia, për të gjashtë ata, do të jetë një varkë me vela 17 metra e quajtur Shibumi, që do të thotë “bukuri e rafinuar” në Japonisht.
Barberët thonë se ata po i marrin fëmijët e tyre në këtë aventurë sepse udhëtimi do t’u ofrojë atyre përvoja të pashembullta jetësore dhe mundësi arsimore, dhe pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, koha për të udhëtuar është pikërisht tani.
“Sigurisht që jemi jashtëzakonisht të frikësuar”, tha Sara Barberis për CNN. “Është ide e çmendur, por ne supozoheshim të lundronim në qershor, pastaj prisnim që situata të përmirësohej. Ne e shitëm shtëpinë tonë në fillim të këtij viti para shpërthimit të virusit kështu që nuk mund të presim për vitin e ardhshëm; pasi paratë që kemi mbledhur me shitjen mund të harxhohen”.
Familja do të largohet në fund të Shtatorit nga La Spezia në Liguria, Italia veriperëndimore, duke u drejtuar fillimisht në Ishujt Balearik të Spanjës, më pas në Gjibraltar dhe në Atlantik.
Porte të tjera do të jenë në Ishujt Kanarie, Cape Verde dhe, në fund të vitit me erërat që fryjnë në drejtimin e duhur, përtej Oqeanit Atlantik deri në zonat tropikalë të Shën Lucia, Guadelupë dhe Martinique.
Me krizën e koronavirusit që evoluon shpejt, Sara thotë se familja është e përgatitur të adaptojë planet gjatë rrugës nëse është e nevojshme. Sapo të arrijnë në Kanarie, ata thonë se do të vlerësojnë situatën e Covid në Karaibe përpara se të kalojnë oqeanin.
“Nuk ka kuptim të shkojmë atje nëse ne përfundojmë të mbyllur në bord të anijes për muaj, nëse situata do të ishte vërtet e keqe. Nëse duhet të keni ushqim të porositur dhe kurrë mos lësh anijen, përveç se duke notuar afër saj, duke humbur bukurinë mahnitëse të atyre pikave tropikale, nuk do të ia vlente të udhëtonim”, shton ajo.
Çifti shqetësohet gjithashtu se nëse udhëtimi planifikohet për vitin e ardhshëm, djali i tyre i madh do të ishte pothuajse një adoleshent dhe mund të humbasë entuziazmin e tij për të marrë pjesë.
Barberët thonë se ata do të mbajnë maska dhe doreza kur të zbresin në portet e huaja, por për pjesën më të madhe të udhëtimit ata do të darkojnë në kuvertë dhe do të ankorohen në plazhe të izoluara, të qeta dhe në gjiret e vetmuara pa varka të tjera dhe njerëz përreth./CNN