Një grua ka vendosur mbathjet e saj si maskë mbi fytyrë, pasi një shitëse në një dyqan refuzoi t’i shërbente asaj pa maskë në fytyrë. Ngjarja e pazakontë është regjistruar në Ukrainë, ndërsa gruaja nuk është identifikuar.
Pamjet janë filmuar nga kamera e sigurisë së dyqanit, ku duket gruaja teksa futet brenda pa maskë në fytyrë, gjë që është në kundërshtim me ligjet e karantinës në vend.
Pasi një punonjës i tha asaj se nuk mund t’i shërbehej pa maskë, gruaja pa të arsyeshme një zgjidhje ekstreme, ndërsa në video duket teksa heq xhinset e më pas vendos mbathjet në fytyrë. E duket se “zgjidhja e saj funksionoi”, pasi në fund shitësja i shërbeu.