Kryeministri Edi Rama u shfaq në Laprakë me dy atlete, një të bardhë e një të zezë. I ka dhuruar dy palë një sipërmarrës në Berat, dhe janë prodhim për markën luksoze Philipp Plein.
Kryeministri Rama u shpreh se me planin e ri të mazhorancës synohet që këto fabrika që punojnë me porosi të kalojnë në një nivel tjetër.
“Sot paradite më erdhi një dhuratë nga një grup punonjësish dhe një sipërmarrës në Berat, kjo atlete, më erdhën dy palë në fakt, një palë të bardha dhe të zeza. Këtu kam marrë të majtën dhe të djathtën. Kjo atlete është Phlipp Plein, një nga emrat më të njohur në botën e modës dhe ajo që është prodhuar në Berat, shitet sa frëngu pulën nëpër Europë.
Ajo që kërkojmë ne në këtë dekadë ku kemi hyrë dhe planin tonë të veprimit për 2021-2025 të nxisim që të arrijmë që gjithë struktura jonë, rrjeti ynë i fabrikave që prodhojnë me material porositësi të kalojnë në nivel tjetër. Dhe ato gra duararta dhe ata sipërmarrës kurajozë që kanë çarë në tregjet e huaja të hyjnë me Made in Albania. Jo më me markat e stërnjohura por me markat shqiptare, që me këto dijeni të fituar, këtë eksperiencë të fituar, me këtë këmbëngulje përpara për të shkuar para padiskutim që shqiptarët ia arrijnë.
Mora të djathtën e bardhë dhe të majtën e zezë, për të thënë se pë të vrapuar duhen dy këmbë, për të shkuar më lart duhen dy këmbët, për në sfida të mëdha duhet të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet por vetëm kundër atyre që janë bashkë pët të na mbajtur të përçarë”, tha Rama.