Ekonomi Shitja e verës në Europë po përgjysmohet

Shitja e verës në Europë po përgjysmohet

Mbyllja e bareve dhe restoranteve për të moslejuar përhapjen e koronavirusit ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme shitjet botërore të verës si dhe të ardhurat e prodhuesve të verës në Europë mund të përgjysmohen, sipas Organziatës Ndërkombëtare të Verës (OIV, International Organisation of Vine and Wine).

Ndonëse shitjet e verës me shumë gjasa do të rriten përsëri sapo të lehtësohen masat izoluese, kriza mund të sjellë ndryshime të pakthyeshme në këtë sektor.

Prodhuesit Europianë ne Francë, Itali dhe Spanjë kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente, e vëçanërisht prodhuesit francezë të cilët janë penalizuar nga tarifat amerikane prej 25% që ka vënë Washington-i mbi to.

“Në europë mbyllja e këtij kanali të rëndësishëm distribuimi mund të sjellë një reduktim prej 35% në volum dhe një reduktim prej 50% në shitjet e verës”, shprehet drejtori i OIV-së Pau Roca në një konferencë mediatike pa dhënë detaje mbi harkun kohor se kur mund të vihen re këto reduktime ne volum e në të ardhurat e verës.

Zoti Roca është shprehur se shpërndarja e verës tashmë është zhvendosur tek dyqanet me pakicë dhe ato online por në tërësi konsumimi pritet që të bie, së bashku me çmimet duke goditur kështu xhirot dhe fitimet e verëprodhuesve.

“Me fitimet botërore në rekord që ky sektor ka parë vitin e kaluar, tkurrja që pësoi këtë periudhë është e krahasueshme me atë që është parë në fund të Luftës së Dytë Botërore”, shton ai.

Vendet mesdhetare do ta kenë impaktin më të madh pasi ato varen më së shumti nga shtija e këtyre produkteve përmes bareve e restoranteve  dhe turizmit që do të qëndrojë i limituar edhe pasi masat izoluese të hiqen.

“Në këtë moment çdokush bie dakort që izolimi ka pasur një efekt shkatërrues, me shumë mundësi të pakthyeshëm në këtë sektor me përjashtim nëse burimet publike për rikonstruksionin e tij do të vihen përpara”, shprehet zoti Roca, organizata e të cilit përfaqëson dhe interesat e 47 vendeve verëprodhuese.

Minsitri i Agrikulturës Didier Guillaume është shprehur javën e kaluar të enjten se verëprodhuesit francezë janë goditur keqazi nga kjo pandemi dhe kërkojnë për më shumë ndihmë nga BE-ja.

“Ndonëse disa vende po nisin të rihapin portet e tyre siç është psh rasti i Kinës, në të ardhmen afatshkurtër situata nuk duket shumë optimiste” shprehet ai në kanalin e lajmeve LCI.

Dy tregjet më të mëdhenj në botë Europa dhe ShBA-ja mund të reduktojnë importet shprehet zoti Didier. “Shkëmbimet tregtare mund të rimëkëmben së bashku me ekonominë, por disa dëme të përhershme mund të ndodhin”.

Vlera e eksporteve botërore të verës kapi kulmin në 2019-n, një rekord i ri ky, me 31.8 miliardë euro në 2019-ën me Francën në krye që kishte realizuar eksporte të verës me vlerë prej 9.8 miliardë euro.

Të hënën drejtuesit ekzekutivë të BE-së parashikuan se konsumi i verës në sezonin 2019-2020 do të bie me 8% krahasuar me mesataren e pesë viteve të shkuara./ Reuters