Politika Shkarkimi i Kryeprokurores, KLP i përgjigjet opozitës: Nuk kemi kompetencë

Shkarkimi i Kryeprokurores, KLP i përgjigjet opozitës: Nuk kemi kompetencë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në shqyrtimin kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

KLP pasi ka shqyrtuar kërkesën e PD e LSI, ka vlerësuar se nuk është në kompetencën e tij për t’ju përgjigjur kësaj kërkesës.

“KLP konsideron se nuk është në kompetencën e tij shqyrtimi i shkresës për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme. Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë administrative, jashtë kompetencave të KLP”, njofton KLP.