Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryeministër, Edi Rama, ka mbledhur sot të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, ata që janë zgjedhur në 25 Prill, por dhe deputetët që vijojnë punën deri në mbledhjen e Parlamentit të ri.
Rama u drejtoi disa mesazhe deputetëve, duke u njoftuar analizën që do të bëhet brenda strukturave të PS dhe hapjes së partisë, por dhe filozofinë e qeverisjes në mandatin e tretë. Kryeministri po ashtu përsëriti edhe njëherë thirrjen për PD-në duke e ftuar në bashkëpunim, por nga ana tjetër u shpreh i bindur se Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet dhe më të dhe LSI-në nuk do të ketë asnjë bashkëpunim.
Rama: Në 12 Qershor mblidhet Kongresi, kush s’arriti objektivin t’i lërë vendin dikujt tjetër
Rama u shpreh se shumë shpejt do të ketë një analizë të të gjithë strukturave të Partisë Socialiste dhe u bëri të qartë të gjithë atyre që nuk arritën objektivat se do të largohen. Kreu i PS njoftoi se në 12 Qershor në 30 vjetorin e partisë do të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm dhe do të zgjidhet dhe Asambleja e re.
Po ashtu njoftoi se do të ketë dhe një proces të hapjes së partisë si dhe ftoi të gjithë deputetët që të nisnin punën për zgjedhjet e vitit 2023 dhe ato të vitit 2025.
“Së pari urime nga afër të gjithëve për fitoren shumë domethënëse të mandatit të tretë. Një arritje historike për PS që kemi detyrimin e jashtëzakonshëm ta kthejmë me punë në një arritje historike për Shqipërinë e kësaj dekade ku sapo kemi hyrë. Urimi im është për të gjithë pavarësisht se jo të gjithë keni dalë të lumtur në nivelin personal.
Të gjithë duhet të ndjeheni fitues si pjesë e kësaj skuadre dhe duhet të mendoni si fitues e duhet të jeni gati të punoni në parlament, në qeveri e në çdo nivel të ekzekutivit. Pavarësisht arritje në këtë ndeshje që ishte dhe një garë e brendshme, të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore e cila është përgatitur në 4 vjet jo në 4 javët e fundit.
Dua të jem i qartë se për mua nuk kanë asnjë rëndësi votat individual që secili ka marrë por ka rëndësi vetëm realizimi i objektivit të madh. Gara e brendshme në listat e hapura ka sjellë të mirat e saj por edhe disa dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për të
Po sigurisht që kjo nuk ë bën më pak të çmuar rimarjren e 74 mandateve njësoj si katër vite më parë. Kjo është një 74 më domethënëse, pasi për shkak të tërmetit dhe pandemisë mandati i dytë ishte më i jashtëzakonshëm në 30 vite tanzicion.
Ajo që dua të them është që të jeni gati për të nisur garën për fitoren në vitit 2025 dhe për zgjedhjet vendose. Gati për të kuptuar se ku do dhe si duhet të ndërhymë në makinerinë tonë elektorale, për të ndryshuar qeverisjen dhe partinë Socialiste.
Nga njëra anë duhet të nisin një hapje të Partisë Socialiste, por dhe për të organizuar të gjithë struktura. Kush nuk ka arritur objektiva t’ia lë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me urgjencë që do të jetë një operacion ripërtëritës.
Në 12 Qershor Partia Socialiste do të mbush 30 vjeç dhe kjo do të jetë data më e duhur për t mbledhur Kongresin e Jashtëzakonshme. Do të zgjidhet dhe Asambleja Kombëtar edhe çdo të hyjnë ata që kanë shkëlqyer më shumë“, u shpreh Rama.
Rama: Dora për opozitën do të ngelet e shtrirë, do e tregojmë me vepra
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për opozitën. Rama tha se ftesa është e sinqertë dhe për të vërtetuar sinqeritetin u shpreh se PS do e tregojë me vepra gjatë qeverisjes së mandatit të tretë.
Ai ftoi të gjithë deputetët e rinj të PS që të tregonin gatishmëri për të nisur një lloj tjetër politike, që sipas tij nuk do jetë si më parë me baltë dhe sharje, por me vepra dhe me ide.
Kreu i qeverisë tha se opozitë për të dhe PS-në është vetëm Partia Demokratike dhe më të do bëjnë vetëm debat demokratik e jo sherre në media.
“Mesazhi im është për të gjithë ju këtu, a jeni gati për të braktisur llogoren e vjetër të politikës. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë dy mandateve të tjera në marrëdhënien e opozitës. Shqipëria na ka dhënë n besimin për të udhëhequr dhe kemi një plan ambicioz për Shqipërinë. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD, por për të çuar punët e mëdha deri në fund.
Nuk do e presim PD-në deri kur të lidhen me realitetin, por do jemi gati për të bashkëpunuar kur do që të jetë. Nuk do lëmë rast pa ua kujtuar me fjalë dhe pa ua kujtuar me vepra. Akuzat e tyre ne do u përgjigjemi me rezultatet e punës, sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona. Por kjo nuk do të thotë që do i shmangemi debatit demokratik, por nuk do marrim pjesë në debatin e llumit mediatik“, u shpreh Rama.
Rama: Meta do të shkarkohet, do konsultohemi me PD për zëvendësuesin
Kryeministri Edi Rama u shpreh qartë se Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet. Rama tha se Metën dhe partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, por shtoi se Presidenti nuk duhet të rrijë më në detyrë pasi për të ka turpëruar popullin shqiptar.
Lidhur me emrin e ri që do të bëhet President, kreu i qeverisë tha se është ende herët por kur t’i vijë koha do të ketë një konsultim me PD-në.
“Mesazhi im është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta do të shkarkohet pasi ka turpëruar të gjithë popullin. Shkarkimi nuk është i gjithë në dorën tonë. Por do të bëjmë gjithçka që kemi në dispozicion duke votuar në bllok për shkarkimin e tij.
Është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por qoftë para kohë dhe qoftë në kohë në do të konsultohemi më PD për emrin e ri. PS ka mundësinë që ta çojë Shqipërinë në majën që i takon. Ne do t’i mbajmë një për një zotimet tona“, tha Rama.
Fitorja e mandatit të 3, Rama me deputetët: Të ripërtërijmë PS dhe të ndryshojmë Shqipërinë
Rama u ka kërkuar deputetëve të Partisë Socialiste që të vazhdojnë me përkushtim detyrën pas fitores së mandatit të tretë.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Rama tha se Partia Socialiste duhet të vazhdojë të ndryshojë dhe të ripërtërihet vazhdimisht.
“Kjo është një arritje fantastike. Por mos harrojmë se fitoret në politikë janë vetëm fillimi i ri i një përpjekje jo më të mëdha. Kemi qenë dhe jemi forca më e besueshme e ndryshimit dhe kush do ndryshim të mëtejshëm ka vetëm një zgjedhje, Partia Socialiste. Kjo nuk ka ardhur as për rastësi por sepse qysh në lindjen e kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të vetë ndryshimit në ADN e organizimit të kësaj partie. Jemi e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton. Kjo është sfida e vazhdueshme prandaj jeni gati që të vazhdojë të përballemi me sukses me këtë sfidë duke ripërtërirë PS, që të vazhdojmë të ndryshojmë Shqipërinë.
Kampionët e Formula 1 pasi ngrenë trofeun futen në garazh dhe bëjnë remont të plotë të makinës duke këmbëngulur që ta bëjnë atë më të shpejtë, më kompetitive dhe më të pathyeshme. Kjo është ajo që kemi bërë dhe kemi mësuar ta bëjmë jo keq, por që mund ta bëjmë gjithmonë e më mirë duke ju përkushtuar misionit që kemi, misioni ynë është ta ngjisim Shqipërinë në majë. Dhe ky është momenti ynë për të privuar se ne jemi të vetëdijshëm për çfarë barre të madhe përgjegjësie dhe për çfarë nderi të pashoq shqiptarët na kanë bërë në 25 Prill.
Dhe se ne dimë të jemi në lartësinë e besimit. Fjala ime e fundit është se sot këtu jemi të gjithë deputetët, një pjesë e madhe e juaja janë përsëri deputetë. Një pjesë tjetër nuk do të jenë por mos ta harrojë askush që skuadra jonë ka fituar falë secilit prej jush. Kjo është fitorja e një maratone të vështirë që ka zgjatur plot 4 vjet”, deklaroi Edi Rama.