Të shumta kanë qenë shkarkimet nga qeveria gjatë mbledhjes së sotme.
Përveç Gledis Nanos, Ardi Veliut dhe Dallëndyshe Bicit zyrtarizohet dhe një tjetër largim nga detyra.
Qeveria ka vendosur të largojë Iris Agon si drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Në vend të saj shkon ish-deputeti i PS, Ervin Koçi.