Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi këtë të mërkurë nga detyra magjistratit Kliton Spahiu.
Ishte Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i cili parashtroi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e magjistratit Klinton Spahiu nga detyra. Në një njoftim për mediat, ILD përcolli dhe notën informuese për rastin.
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur për rastin El Clasico, së bashku me dy gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Të akuzuar se panë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmen ata u dënuan me shërbim prove. Në dhtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove.