Komisioni Disiplinor i KPA vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm, Luan Daci.
Daci është dënuar me një vendim të formës së prerë për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.
Komisioni Disiplinor çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore për shkak të dënimit për kryerjen e një krimi, e bën gjyqtarin të papërshtatshëm për vijimin e funksionit të tij kushtetues.