Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendim për gjyqtarin Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji vendosi prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por dhe shkarkimin nga detyra Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
KPA vendosi se vendimi i KPK është i pavlefshëm.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit tha se KPK ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të apartamentit në Tiranë.
Avokati i gjyqtarit Lazaj tha se do ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut: “Vendimi i KPA është haptas i paligjshëm.”
Vendimi është përfundimtar dhe është marrë me shumicë votash.