Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Shkëlzen Selimi, ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Vendimi për lënien në fuqi të shkallës së parë u mor pas 6 orësh në Dhomën e Këshillimit
Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vendosi unanimisht për shkarkimin e Selimit.
Më herët, KPK tha se gjyqtari ishte i ndikuar nga krimi, pasi pati kontakte me shtetasin A.I., që është Arben Isufi dhe një person tjetër nga Vlora, i dënuar për trafik droge.