Pas shkarkimit të trajnerit Egbo, që i dhuroi Tiranës titullin kampion në sezonin e kaluar, Tirana i beson një tjetër-ish lojtari për drejtimin e këtij viti.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin Nevil Dede, i cili u zyrtarizua si trajner përmes një postimi në faqen e ekipit bardheblu.
“I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve”, shkruhet në postimin e kampionëve shqiptarë. Dede pritet të marrë drejtimin në seancën stërvitore të radhës.