Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës në Krimenë e aneksuar nga Rusia, duke e thënë se ishte një “akt terrorizmi”.
Ai theksoi se forcat e inteligjencës së Ukrainës synuan me këtë veprim të shkatërrojnë një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.
Zyrtarët rusë thanë se 3 persona u vranë pasi ishin në një makinë kur shpërthimi ndodhi në një kamion që po kalonte mbi urë.
Ura e Kerçit 20 kilometra e gjatë është një arterie e rëndësishme për furnizimin e trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Ajo është parë nga Kremlini si një simbol i kontrollit të pretenduar mbi Krime, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi të shtunën herët në mëngjes, por dëmtimi i urës po shihet si një goditje e rëndë për Rusinë dhe Presidentin Putin.
Ukraina e ka mohuar se është ajo që fshihet pas sulmit. “Shpërthimi në të ashtuquajturën urën e Putinit, sipas mendimit tonë është një operacionin i brendshëm i shërbimeve sekrete ruse”, sqaroi Podolyak, këshilltar i Zelenskyt duke shtuar se “të gjitha operacionet, si vrasja e vajzës së Dugin, shpërthimet në gazsjellësit e Nord Stream dhe shpërthimi në urën Kerch mbajnë firmën ruse”.