Banda kriminale e cila u bë e njohur në Spanjë prej një sërë vjedhjesh është kapur nga policia spanjolle.
Pas një deklaratë për shtyp mëngjesin e 29 nëntorit, një zëdhënës për Mossos d’Esquadra, njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi arrestimin e disa individëve që i përkisnin bandës.
Në bandë ishin edhe katër shqiptarë të moshës 32 – 34 vjeç të cilët dyshohen se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpie në Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona.
Hetimi rreth bandës ishte nisur muajin e kaluar pasi u raportuan një seri vjedhjesh nga banorët e zonës.
Pas telefonatës së një fqinji për të raportuar se kishte parë një burrë duke vepruar në mënyrë të dyshimtë në parkun e komunitetit të një blloku apartamentesh, një oficer në detyrë u nis direkt për në vendngjarje ku dhe ndaloi të dyshuarin.
Pas kontrollit, të dyshuarit iu gjetën një seri gjërash me vlerë duke përfshirë bizhuteri dhe shuma të konsiderueshme parash. Më vonë policia zbuloi se i arrestuari kishte qenë me 2 burra të tjerë të cilët ishin ngjitur përmes ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në një apartament duke thyer xhamin e tij.
Ata ishin pjesë e një grupi kriminal prej 6 personash të cilët, sipas raportit të policisë, ishin specialistë të plaçkitjes dhe ja kishin dalë të vidhnin e pakta 27 shtëpi në Terrassa Sant Esteve Sesrovires, Cerdanyola del Vallès, Llinars del Vallès and Tona.
Ata përdornin zakonisht të njëjtën metodë; 3 pjesëtarë të grupit parkonin makinën në një zonë të izoluar më pas sapo errësohej totalisht 2 prej tyre me rroba të errëta nisnin vjedhjet. Pasi mbaronin së vjedhuri fshiheshin në makinë për të mos u kapur nga policia dhe kamerat e sigurisë në rrugë dhe ktheheshin në shtëpinë e tyre në Perafita in Barcelona.
Policia bastisi banesat e të arrestuarve dhe gjeti një sasi mallrash të lidhura me dhjetëra grabitje.
Katër shqiptarët që ishin në banesë u arrestuan dhe janë lënë në burg. Burrat shqiptarë pritet të paraqiten në gjyq në fillim të javës tjetër raporton Euro Weekly News.