Një bandë shqiptare është shkatërruar në Spanjë për kultivim dhe shitje marijuane. Mësohet se në pranga janë vënë gjithsej 10 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç.
Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen të ditura. Ata u kapën në Elche në provincën e Alicante-s pas disa muajsh përgjimesh.
Tre prej anëtarëve të bandës janë dërguar direkt në burg pasi janë paraqitur në gjykatë. Shqiptarët akuzohen për krime shëndetësore publike, pjesëmarrje në grup kriminal dhe vjedhje e energjisë elektrike.
Policia ka thënë se kjo bandë është e “mirëstrukturuar” dhe ka përdorur me dhjetëra shtëpi dhe prona industriale në Alicante si fabrika marijuane. Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në 6 adresa të ndryshme dhe ka zbuluar 2 mijë rrënjë marijuanë, së bashku me 4330 euro cash.
Të gjitha shtëpitë e barit ishin të pajisura me pajisje elektrike të sofistikuar për të vjedhur në mënyrë të paligjshme energjinë.