Një grup i kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Otimës në Selenicë të Vlorës është shkatërruar gjatë një aksioni të Policisë së Vlorës, Forcave RENEA dhe Forcës së Posaçme Operacionale.
Tre persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve me precedent penal. Ata janë Ferdinant Llanaj 43 vjeç person me precedent i njohur edhe si Robi, Dritan Begaj 54 vjeç dhe Ergi Cura 21 vjeç.
Gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tyre, shihet se si njëri nga kultivuesit tenton t’i shpëtojë arrestimit duke u fshehur nëpër shkurre. Por droni i Policisë së Shtetit kishte gjurmuar çdo lëvizje të tij.
Të tre këta persona kishin kultivuar një sasi të madhe bimësh narkotike kanabis në ambientet e banesës së 43-vjeçarit F.Ll. dhe përreth një objekti tjetër gjithashtu në pronësi të tij pranë Përroit të Otimës.
Policia sekuestroi 600 bimë kanabisi, si dhe 4 automjete dy prej të cilave të blinduara, 6 celularë dhe një shumë parash.