Është finalizuar operacioni policor i koduar “OBLIKA” në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 12 masa sigurie për 12 persona në Shkodër, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar kanabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.
Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit bëhet e ditur se për 10 prej tyre është dhënë masa “Arrest në burg” dhe për 2 të tjerë masa“Arrest në shtëpi”.
Konkretisht masa “Arrest në burg” është dhënë për Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërsa Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni janë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi.
Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.