Protesta që nisi paqësisht paraditen e kësaj të shtunë në qytetin e Shkodrës ka përshkallëzuar. Pjesëmarrësit në këtë tubim hodhën gurë e sende të forta drejt zyrave të Partisë Socialiste për Shkodrën duke thyer fillimisht xhamat.
Më pas ata u futën brenda në godinë, nxorën jashtë objekte që ndodheshin në të dhe u vunë flakën.
Një grup të rinj hodhën hurma në drejtim të policisë, ndërsa dhunës nuk i kanë shpëtuar as tabelat e reklamave në rrugë, të cilat u dogjën nga tubuesit.
Për të shpërndarë protestuesit ndërhynë Forcat e Ndërhyrjen së Shpejtë, që hodhën gaz lotsjellës dhe krijuan barrikadë përpara hyrjes së godinës.
Protestuesit kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.