Një biznesmen nga Himara ka denoncuar dy punëtorë nga Nepali, të cilën punonin në biznesmenin e tij. Shtetasi M.K. i ka denoncuar ata se janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës që kanë rënë dakord.
“Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.