Bayern Munich ngjitet sërish në krye të Bundesligës. Bavarezët e Hansi Flick e humbën vetëm për pak orë vendin e parë sepse mesditën e kësaj të diele në kuadër të javës së 22-të të Bundesligës fituan me shifrat e thella 1-4 në fushën e Koln.
Në këtë diferencën e bëri treshja sulmuese e Bayernit me Gnabry-n që realizoi dy herë ndërkohë që realizuan fillimisht në 5 minutat e para edhe Lewandowski e Coman.
Pas vetëm 12 minutash, Bayerni kryesonte 0-3 dhe ky takim mori drejtim që në çerek-orëshin e parë të lojës. Golit e nderit për Koln e shënoi Uth në minutën e 72-të vetëm 6 minuta pasi Gnabry i kishte çuar shifrat në 0-4. Me këtë fitore Bayerni u ngjit në kuotën e 46 pikëve, 1 më shumë se Leipzig dhe 4 më tepër se Dortmund i vendit të tretë.