Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Ai po drejtonte mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas heqjes së patentës, ai ka reaguar duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e shpejtësisë, pasi sipas tij kërcënon jetën e të gjithëve.
“Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve.
Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.
Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres.
Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne”, tha Berisha.