Njerëzit kanë gjithmonë përparësi disa gjëra kryesore në jetë, si familja, puna dhe ndonjëherë edhe ushtrimet fizike, ndërkohë që miqtë dhe shoqëria mbetet nëse do të kemi kohë.
Sipas Lydia Denworth, një gazetare dhe autore e librit “Miqësia” e cila botua muajin e kaluar tregon se miqësia është shumë thelbësore në jetën e çdo gjallese.
Denworth ka intervistuar biologë të ndryshëm që studiojnë kafshët, antropologët dhe neuro-shkencëtarët për të zbuluar se sa e rëndësishme është miqësia jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për shëndetin fizik. Sipas saj miqtë janë thelbësorë për mbijetesën tonë.
Më poshtë është një pjesë e intervistës së saj për gazetën “The Wall Street Journal”
Çfarë tregon studimi për miqësinë e kafshëve, duke treguar më pas edhe miqësitë për njerëzit?
Është e thjeshtë. Nuk kemi pse të jemi kritikë ndaj lidhjeve shoqërore dhe miqësive. Për shembull, tek kafshët masat e mëdha që studiojnë biologët evolucionarë janë suksesi riprodhues, ose jetë gjatësia sa kohë kanë mbijetuar. Njerëzit primitivë mendonin se kjo ishte e rëndësishme për njeriun, por kjo nuk është e vërtetë. Për një individ është e rëndësishme dhe forca e lidhjeve shoqërore sa pozitive janë ndaj njerëzve të tjerë dhe sa bashkëveprojnë me ta. Shkencëtarët më parë nuk do ta besonin.
Si ndikon miqësia në shëndetin fizik?
Miqësia përmirëson funksionin kardiovaskular në trupin tuaj, gjithashtu si funksionon sistemi juaj imunitar dhe si flini. Ju mund të mendoni se ushqimi që konsumoni do t’iu bëjnë më të shëndetshëm apo jo, por nëse uleni në një kafe me dike dhe thjesht bisedoni se çfarë po ndodh me jetën tuaj, do t’iu bëjë më mirë se çdo ushqim tjetër. Një studim i Harvardit për gjendjen emocionale dhe fizike të personave pjesëmarrës 20-80 vjeç, tregoi për më të moshuarit se treguesi më i mirë për jetëgjatësinë dhe shëndetin e tyre nuk ishe pasuria që kishin arritur ose suksesi profesional, por marrëdhëniet miqësore në moshën 50 vjeç.
Çfarë e bën një miqësi të mirë?
Biologët për sa i përket kafshëve tregojnë se miqësia pozitive, iu bën të ndjeheni mirë, të jeni të qëndrueshëm dhe ku ndjeheni se mund të bashkëpunoni gjatë gjithë kohës. Kështu edhe jepni edhe merrni nga një marrëdhënie miqësore. Miqësia ka të bëjë më së shumti edhe me sigurinë e jetës tuaj, kështu që ju e dini se keni njerëz tek të cilët do mbështeteni kur ju duhen. Kot nuk kanë thënë që “bashkimi bën fuqinë”. Disa njerëz janë introvertë dhe kjo është një gjë e mirë. Diçka e rëndësishme që duhet të mbani mënd është që rëndësi ka cilësia dhe jo sasia. Shumica e njerëzve nuk kanë më shumë se katër miq të ngushtë të vërtetë.
Pse bëhemi mik me një person dhe jo me një tjetër?
Ndodh që tek personat që dashuroni të jeni të tërhequr nga disa njerëz më shumë se sa nga të tjerët. E njëjta gjë ndodh edhe me miqtë që keni. Disa prej marrëdhënieve miqësore janë shumë të drejtpërdrejta, ju interesojnë të njëjtat gjëra, kaloni më shumë kohë në të njëjtin vend. Këto janë pak nga arsyet pse njerëzit afrohen me njëri-tjetrin. Ne priremi të jemi miq të mirë me personat që janë të njëjtë si ne. Të kesh të njëjtat qëllime me dike rezulton të jetë diçka e rëndësishme për shoqërinë. Shkencëtarët bënë një prove për rrjetet sociale dhe u treguan njerëzve të ndryshëm video të ndryshme për marrëdhëniet për miqësinë. Ata mund të shpjegonin se kush mund të ishte mik me ta. E thënë ndryshe ju e dëgjoni dhe e shihni botën si njerëzit me të cilët jeni miq.
Çfarë ndikimi ka komunikimi digjital dhe rrjetet sociale për miqësinë?
Miqësia nuk është në rrjete sociale. Nuk është e thënë që njerëzit që kanë më shumë rrjete sociale dhe janë aktivë në to kanë tendencën të jenë njerëz me më shumë miq. Ajo që tregohet në librin “Miqësia” është se ne priremi të përdorim rrjetet sociale si një mënyrë shtesë për të komunikuar më miqtë tanë. Kjo do të thotë se nëse komunikoni vetëm në internet me miqtë tuaj, do të keni më shumë përfitime. Jo, ju duhet të takoheni shpesh me miqtë tuaj.
Sa kohë duhet për të bërë një mik?
Jeff Hall një profesor në Kansas, studioi marrëdhëniet shoqërore të nxënësve në kolegjin e tij dhe ai doli në përfundimin se duhen 50 orë për të konsideruar dikë mik dhe më shumë se 200 orë për ta konsideruar mik të ngushtë. Ndoshta, duhen disa gjëra më shumë, por midis miqve të mirë ka një kimi ose një botëkuptim të përbashkët që në fillim. Ndoshta ne nuk e kuptojmë që në fillim por ndodh realisht.
Në përmbyllje të intervistës së saj gazetarja është shprehur se miqësia duhet të ketë përparësi në jetën tonë.
“Shpresoj që njerëzit ta marrin këtë gjë jo si edhe një punë tjetër në listën e tyre të detyrave, por si një reflektim për të takuar miqtë e tyre”, shtoi ajo.