Kuriozitete Shkencëtarët gjejnë mbetjet skeletore të një dinozauri gjigand

Shkencëtarët gjejnë mbetjet skeletore të një dinozauri gjigand

Mbetjet skeletore të një dinozauri gjigand janë zbuluar në Argjentinë nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit thonë se këto mbetje i përkasin një specie dinozauri të panjohur më parë, por ishte grabitqar dhe me kokë të madhe, ndërsa krahët i kishte të vegjël në raport me madhësinë e tij.

“Jam i bindur se krahët proporcionalisht të vegjël kishin një lloj funksioni. Skeleti tregon për masa të mëdha muskulore dhe kraharor të zhvilluar, kështu që krahu kishte muskuj të fortë”, thotë Juan Canale, autori kryesor i studimit.

Ndërsa bashkautori i studimit, Peter Makovicky u shpreh se krahët e kësaj specie dinozauri ishin sa gjysma e gjatësisë së kafkës.

Studiuesit besojnë se krahët mund t’i kenë përdorur si mjet mbështetës për t’u ngritur apo për funksione të ngjashme.

Këto kafshë gjigande besohet se kanë ekzistuar në Tokë para rreth 90-100 milionë vite më parë.