Një burrë 87-vjeçar, i cili nuk është larë prej 67 vitesh dhe ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë, të cilët konfirmojnë se ai gëzon shëndet të plotë.
Amou Jaji, nga Irani, thotë se nuk lahet pasi mendon se po ta bëjë këtë gjë, do ta ndjekë tersi.
“Daily Star” raporton se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh: “Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”.