Shkencëtarët mund të kenë gjetur prova për një forcë të re të natyrës që mund të zgjidhë misteret më të thella të universit.
Ekzistojnë katër forca të njohura të fizikës që supozohet se rregullojnë sjelljen e secilës grimcë, por ekspertët kanë dyshuar prej kohësh se duhet të ketë më shumë.
Në një eksperiment në laboratorin kombëtar të akseleratorit Fermi jashtë Çikagos, shkencëtarët mund të kenë zbuluar një forcë të pestë pasi grimcat e vogla të njohura si muone u panë se lëkunden me ritme më të shpejta se sa pritej, sipas Mirror.
Këtu, fizikanti i grimcave, Dr Harry Cliff, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin Muon g-2, shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.
Katër forca të natyrës?
Graviteti mban universin së bashku dhe i mban këmbët tona në tokë.
Forca elektromagnetike është përgjegjëse për energjinë elektrike, magnetizmin, dritën, valët e radios dhe mban atomet së bashku.
Forca e fortë mban kuarkët në bërthamën e një atomi së bashku dhe forca e dobët shkakton prishje radioaktive dhe gjithashtu transformon grimcat.
Çfarë janë muonët?
Ekzistojnë tre grimca që përbëjnë gjithçka që shohim në univers, elektronet dhe kuarkët lart e poshtë.
Është një kopje e paqëndrueshme e elektronit por jeton vetëm për rreth një të miliontën e sekondës dhe është 200 herë më e rëndë.
Çfarë ndodhi në Fermi?
Qëllimi i eksperimentit ishte matja e forcës magnetike të muonit. Nuk ishte dakord me llogaritjen e saktë të bërë duke përdorur teoritë aktuale dhe kjo do të thotë se ka diçka tjetër që ndikon në sjelljen e muonit, e cila mund të jetë një forcë e re e natyrës.
Pse ka rendësi?
Ky zbulim mund të na shpjegojë shumë pyetjeve pa përgjigje, pse është universi këtu, nga çfarë është bërë, nga çfarë është bërë materia e errët. Mund t’i përgjigjet edhe pyetjeve që nuk i kemi menduar.
Si mund ta ndryshojë jetën?
Ne nuk e dimë akoma, por mund të ketë disa aplikacione të mahnitshme në të ardhmen.
Zbulime të ngjashme në të kaluarën kanë pasur një ndikim të madh teknologjikisht dhe shpesh në mënyra të paparashikueshme.
E gjithë teknologjia jonë, çipat kompjuterikë, komunikimet etj do të ishin të pamundura pa kuptuar elektronet.
Cili është hapi tjetër?
Eksperimenti ka analizuar 6% të të dhënave dhe do të stimulojë eksperimentet ku kërkojnë shenja të grimcave të reja. Ne jemi në një udhëtim që mund të na sjellë më pranë kuptimit të universit.