Ndryshimi i klimës po prodhon më shumë shi, por furnizimi i botës me ujë po zvogëlohet dhe tanimë shkencëtarët kanë zbuluar arsyen.
Ata kanë paralajmëruar se ngrohja globale po than dheun e planetit, ç’ka mund të krijojë një botë ku kushtet e thatësirës do të shndërrohen në normale. Studimi më i madh i reshjeve globale dhe lumenjve ka zbuluar saktësisht se përse nuk po furnizohet Toka me ujë.
Shkencëtarët e Universitetit të New South Wales mblodhën të dhëna nga 43000 stacione reshjesh dhe 53000 faqe të monitorimit të lumenjve, në 160 vende në mbarë botën. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, studiuesit shpresonin të zgjidhnin një mister klimatik: reshjet janë në rritje, por pse po pakësohen furnizimet me ujë?
Në një nga vlerësimet e fundit të Kombeve të Bashkuara thuhet se gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në zonat e “stresit të madh nga uji” deri në vitin 2030.
“Por kjo është diçka që ka munguar. Ne prisnim që reshjet të shtoheshin, përderisa ajri i ngrohtë përmban më shumë lagështi. Kjo ishte çfarë parashikohet nga modelet e klimës”, tha autori i studimit, profesori Ashish Sharma.
Pavarësisht shtimit të reshjeve kudo në botë, lumenjtë e mëdhenj po thahen. Ndaj dhe shkencëtarët kanë fajësuar “tharjen e dheut” për reduktimin e furnizimit me ujë. Zonat me reshje të konsiderueshme, përgjithësisht konsiderohen si të mira për bujqësinë. Zakonisht këto reshje të shumta thithen nga toka dhe më pas uji i tepërt rrjedh në lumenj. Këto lumenj janë perfekte për bujqësinë, duke lejuar fermerët të rrisin prodhime të shëndetshme dhe të ujitura mirë.
Por rritja e temperaturave po shkakton zhdukjen e ujit nga dheu. Këto dhera më pas thithin më shumë reshje, duke lënë më pak ujë, që mund të përdoret nga njerëzit. Sipas profesorit Sharma, qeveritë tanimë duhet të përshtaten më këtë realitet në zhvillim. “Ne do të kemi nevojë për riinxhinierim të disa vendeve në një shkallë masive, nëse duam të vazhdojmë të jetojmë në to”.
Vende si Arizona dhe Kalifornia marrin rreth 400 mm shi çdo vit, por kanë projektuar sistemet e tyre të furnizimit me ujë, për të bërë të jetueshme vendet që më parë kanë qenë të pabanueshme.